Basketboll

Njeriu që ende s’ka humbur finale në basketbollin kosovar

Prishtinë(AsistiOnline) – Është e çuditshme mënyra e udhëheqjes së lojës që bën, porse rezultatet me ekip dhe trofetë e fituar flasin më shumë se çdo gjë tjetër.

I acaruar vazhdimisht tek lojtaret e tij, gjithmonë me kritika tek to për të nxjerrë më të mirën dhe kjo deri tani ka dhënë rezultat maksimal.

Besoni apo jo, që nga ardhja e tij në Kosovë trajneri i Bashkimit të Prizrenit tek femrat, Viktor Kovaq nuk e ka humbur asnjë finale të vetme në basketbollin tonë. Përjashto Ligën Unike e cila realisht llogaritet si garë ndërkombëtare për faktin se luhet mes dy shteteve.

Trajneri kroat nën drejtimin e Bashkimit ka fituar 8 kupa me vashat prizrenase, duke e bërë epokën e tij si më të lavdishmen në historinë e klubit.

Çdo fjalë është e tepërt për trajnerin Kovaq i cili padyshim se ka hyrë në historinë e basketbollit kosovar si një prej trajnerëve më të sukseshëm në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra).

Bashkimi dje fitoi Kupën e Kosovës për këtë edicion, duke konfirmuar dominimin e ‘egër’ në basketbollin kosovar femëror në tri vitet e fundit dhe duke fituar të gjithë trofetë.

/AsistiOnline.com/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Komentet janë të mbyllura.