Peja mbylli merkaton për këtë stinor me dy transfere tejet cilësore
Prishtinë(AsistiOnline) – Pushimi i Kombëtareve duket se i ka bërë tejet mirë klubit të Pejës për të kompletuar ekipin për pjesën finale të kampionatit.
Verdhezinjët kanë prezantuar dy basketbollistët e rinj: Darryl Morsell dhe Marques Townes.
Townes luan në pozitat e organizatorit të lojës me një gjatësi prej 193 cm, derisa karriera e tij profesionale përfshin: UCAM Murcia në Spanjë, BC Kalev/Cramo në Estoni, Pieno Zvaigzdes në Lituani, Tours Metropole Basket në Francë, BK Opava në Çeki dhe së fundmi PAOK në Greqi, atje ku u paraqit me mesatare prej 8.8 pikëve për ndeshje.
Derisa Morsell, luan në pozitat 2/3 me një gjatësi prej 196cm, karriera profesionale e tij përfshin NBA G League me ekipe si: Salt Lake City Stars e Raptors 905, pastaj Mets de Guaynabo në Puerto Riko dhe sivjet ka qenë pjesë e ekipit të Ironi Kiryat Ata në Superligën e Izraelit ku ka pasur 8.8 pikë për ndeshje.
Me këto dy transfere, Peja ka bërë me dije se ka përmbyllur transferet për këtë edicion.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.