Ekskluzive: Trepça mund të përforcohet me plejmejkerin amerikan nga ABA Liga
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës Trepça, mund të bëjë një përforcim të rëndësishëm për skuadrën e saj.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, bëhet fjalë për amerikanin Mike Smith, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit serb Borac Mozzart që garon rregullisht në ABA Ligë.
Smith luan në pozicionin e organizatorit të lojës dhe ka një gjatësi prej 180 cm.
Pas përfundimit të kolegjit, Smith nuk u përzgjodh në Draftin e NBA-së të vitit 2021, por vazhdoi karrierën e tij profesionale me Sioux Falls Skyforce në NBA G League gjatë sezonit 2021-2022, ku mesatarisht shënoi 9.1 pikë, 2.5 kërcime dhe 3.8 asistime për ndeshje. Më pas, kaloi te Wellington Saints në Zelandën e Re në vitin 2022, përpara se të transferohej në Evropë.
Gjatë sezonit 2022-2023, ai luajti për Astoria Bydgoszcz në Poloni, ndërsa në sezonin 2023-2024 ishte pjesë e Rostock Seawolves në Gjermani dhe TED Kolejliler në Turqi. Tek ekipi turk, Smith regjistroi mesatarisht 17 pikë dhe 4.2 asistime për ndeshje.
Në shtator të vitit 2024, Smith nënshkroi me ekipin e Borac Mozzart në Serbi, duke u bërë lojtari i nëntë i ri që iu bashkua ekipit atë verë. Gjatë qëndrimit të tij te Boraci, zhvilloi 12 ndeshje në ABA Ligë, me mesatare prej 8.1 pikë, 1.6 kërcime dhe 1.6 asistime për ndeshje, duke luajtur mesatarisht 22.7 minuta për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.