Basketboll

Grapeland Rahoveci e fiton Kupën e Ligës së parë

Grapeland Rahoveci e ka fituar sonte Kupën e Ligës së parë te meshkujt.

Ekipi nga qyteti i rrushit ka triumfuar në finalen e madhe ndaj KEK-ut të Kastriotit me rezultat 83-62.

Pjesa e parë i takoi ekipit mysafir që e mbylli atë me 1 pikë dallim 36-37, por në pjesën e dytë ekipi i Bujar Locit përmbysi gjithçka për të marrë krejtësisht kontrollin e ndeshjes dhe fitoi bindshëm.

Kujtim Ujkani ishte më i dalluari te Grapeland sonte me 22 pikë, gjersa Burim Zekiqi kishte 18 e Khari Broadway shtoi 15 të tjera.

Në anën tjetër te KEK-u, Visar Ejupi kishte 12 pikë e Yll Pllana shtoi 10 të tjera.

Ky triumf i sjell ekipit nga Rahoveci trofeun e parë në histori të klubit e qëllimi i tyre është inkuadrimi në Superligën e Kosovës, ashtu sikurse edhe për KEK-un.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.