Basketboll

Ekskluzive: Ylli afër marrëveshjes me qendrën e njohur boshnjakes

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas prezantimit të Derrick Wilson, ekipi i Golden Eagle Ylli pritet të përforcohet edhe me një lojtar tjetër të huaj.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit janë afër marrëveshjes me qendrën boshnjake Imran Polutak.

Lojtari nga Bosnja dhe Hercegovina, i lindur më 1996 në Aarau tës Zvicrës ka një gjatësi prej 209 cm. Gjatë karrierës së tij, ka luajtur për disa ekipe evropiane, duke përfshirë: Krka, Zlatorog Laško, Gorica, Zabok, Alkar, Spars, dhe së fundmi Rabotniçki.

Polutak filloi karrierën e tij profesionale me Krka-n në Slloveni, ku luajti për tre sezone. Gjatë sezonit 2015-2016, ai mori pjesë në FIBA Europe Cup, duke luajtur në 7 ndeshje dhe duke regjistruar mesatarisht 3 pikë dhe 1.4 kërcime për ndeshje.

Pas periudhës me Krkan, Polutak luajti një sezon në Kroaci me Zabokun, pastaj u rikthye për një sezon në Slloveni tek Zlatorog Lasko, por në vitin vijues u rikthye përsëri në Kroaci por kësaj here tek Gorica. Pas Goricës, për tri sezone Polutak luajti me Sparsin e Sarajevës, ku u paraqit edhe në ABA Ligë me 6.5 pikë e 3.1 kërcime. Në sezonin 2022/23, lojtari u paraqit në elitën kroate me Alkarin e në edicionin e kaluar u paraqit tek OSE Lions në elitën hungareze me 12 pikë e 5.8 kërcime për ndeshje.

Në sezonin aktua 2024-2025, Polutak iu bashkua KK Rabotničkit në Maqedoninë e Veriut. Deri tani ka treguar performanca të qëndrueshme, duke luajtur në 16 ndeshje dhe duke regjistruar mesatarisht 14.1 pikë dhe 7.3 kërcime për ndeshje. Ai gjithashtu kontribuoi me 1.8 asistime dhe 0.8 bllokime për ndeshje, duke pasur një përqindje gjuajtjeje prej 54.9% për dy pikë dhe 50% për tre pikë.

Gjatë karrierës së tij, Polutak ka përfaqësuar gjithashtu Bosnjën dhe Hercegovinën në nivel ndërkombëtar, duke marrë pjesë në kampionate evropiane për grupmoshat U18 dhe U20. Për shembull, në Kampionatin Evropian U20 të Divizionit B në vitin 2016, ai regjistroi mesatarisht 7.8 pikë dhe 5 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.