Basketboll

E la Pejën njëanshëm, Galloway prezantohet te Pelister Bitola

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi maqedonas Pelister Bitola ka bërë një lëvizje të re në fund të merkatos për sivjet, duke nënshkruar me qendrën amerikane Jonathan Galloway.

Ky transferim i tyre vjen pas largimit të ish-qendrës së Trepçës, Mike Edwards.

Galloway, i lindur në Kaliforni, është një lojtar me përvojë të madhe ku gjatë karrierës së tij profesionale ka luajtur në disa vende evropiane, përfshirë Danimarkën me Bakken Bears, Kroacinë me Zadar, Zvicrën me Monthey-Chablais dhe Spinelli Massagno, Turqinë me TED Ankara Kolejliler, Finlandën me Bisons Loimaa dhe Republikën Çeke me BK Děčín.

Në sezonin aktua, Galloway ishte pjesë e KB Peja në Superligën e Kosovës. Gjatë 11 ndeshjeve të zhvilluara, ai kishte një mesatare prej 9 pikësh për ndeshje, me një përqindje gjuajtjesh prej 59.3%. Ai gjithashtu kontribuoi me mesatarisht 10.1 kërcime dhe 1.5 asistime për ndeshje.

Drejtuesit e Pejës pohuan për AsistiOnline.com se nga largimi i tij tek Pelisteri, kanë përfituar dëmshpërblim me para. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.