Under Header

spot_img

Faza e fundit e Superligës nis sot me dy ndeshje shumë interesante

spot_img
spot_img

Superliga e Kosovës po hyn në fazën vendimtare të kampionatit me rrethin e katërt, që premton ndeshje shumë të forta, dhe luftë deri në fund për çdo pozitë.

Sigal Prishtina dhe Proton Cable Prizreni ndeshen sonte në kryeqytet, me të dy skuadrat që kanë pasur formë të ndryshme së fundi. Bardhekaltrit kanë shtatë fitore radhazi në elitë, duke mos pësuar humbje në vitin 2025 në ProCredit Superligë, derisa prizrenasit janë në vështirësi, pasi ndodhen në pozitën e fundit me pesë fitore e 16 humbje, derisa prishtinasit janë në vendin e tretë me 13 fitore e tetë humbje.

Takim interesant dhe derbi i mbrëmjes së sontme shihet ai ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit, vendit të pestë dhe katërt në renditje. Verdhezinjtë kanë dhjetë fitore e 11 humbje, kurse kuqezinjtë 11 fitore e dhjetë humbje, andaj pritet një sfidë e baraspeshuar të shtunën mbrëma.

Superliga-Java 22

E shtunë

19:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

19:00 Peja – Vëllaznimi

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds