Basketboll

Vëllaznimi dorëzon ankesë në FBK pas humbjes ndaj Pejës, konteston referimin në sekondat e fundit

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Vëllaznimi ka paraqitur zyrtarisht ankesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) pas ndeshjes së djeshme kundër Pejës, duke kundërshtuar disa vendime të referëve, veçanërisht një moment kyç në sekondat e fundit të sfidës.

Sipas klubit gjakovar, në aksionin vendimtar të ndeshjes, Trey Anderson u pengua në tentimin për një treshe, por gjyqtarët nuk akorduan faul në favor të Vëllaznimit. Ky rast, sipas tyre, ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar. Përveç kësaj, klubi ka ngritur shqetësime edhe për vendime të tjera gjatë ndeshjes, të cilat i konsideron të diskutueshme.

Ankesa është dorëzuar menjëherë pas përfundimit të takimit dhe tani pritet që FBK të shqyrtojë rastin dhe të dalë me një vendim. Ende mbetet për t’u parë nëse Federata do të marrë ndonjë masë pas kësaj kërkese nga Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.