Derbi kryeqytetas hap sonte xhiron e 23-të nga Superliga e Kosovës
Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshje interesante në fundjavë, ku zhvillohet java e 23-të.
Kampionati po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.
Derbi prishtinas zhvillohet sonte mbrëma mes Borës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që kanë pasur formë të lartë në vitin 2025 në elitën e basketbollit. Bora ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa bardhekaltrit tetë fitore në tetë sfidat e fundit. Ky është edicioni i parë i Borës në elitë, ku kërkon “Play-off”-in, derisa renditet e shtata me tetë fitore e 14 humbje, kurse Sigal Prishtina e treta me 14 fitore e tetë humbje.
Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport2.
Komentet janë të mbyllura.