Vendoset 4shja e Final Four-it të Ligës Unike te meshkujt
Sonte është zhvilluar xhiroja e gjashtë në Ligën Unike të Meshkujve, ku tashmë janë përcaktuar skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit.
Vëllaznimi dhe Besëlidhja janë kualifikuar nga Grupi A, derisa Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli nga Grupi B.
Final 4 do të zhvillohet në Kosovë më 26/27 mars.
Në Grupin A, Besëlidhja dhe Vëllaznimi u përballën në Gjakovë për vendin e parë, ku kuqezinjtë fituan 75:85 (17:23, 22:24, 20:14, 16:24).
Philbert Weekes ishte më i miri te Besëlidhja me 12 fitore e 19 kërcime, kurse te Vëllaznimi, Trey Anderson dhe Jericole Hellems shënuan nga 21 pikë.
Vëllaznimi përfundoi grupin me pesë fitore e një humbje, ndërsa Besëlidhja katër fitore e dy humbje.
Në takimin tjetër të Grupit A, Bashkimi shënoi fitore për prestigj ndaj Teutës, dy skuadra që nuk arritën të sigurojnë Final 4 dhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Prizrenasit fituan 96:88 (21:26, 21:18, 31:21, 23:23).
Mack Smith e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, tetë kërcime e dhjetë asistime, kurse Bryan Powell me 22 pikë e pesë kërcime.
Bashkimi ka dy fitore e tri humbje, kurse Teuta mbeti pa fitore pas pesë ndeshjeve.
Në Grupin B, Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Vllaznisë 81:70 (18:17, 16:21, 27:16, 20:16).
Therandasit bën dallimin në pjesën e dytë, për të siguruar fitoren dhe kalimin në mesin e katër skuadrave më të mirë në këtë ligë.
Lis Shoshi kishte 20 pikë e tetë kërcime për vendasit, derisa Walton Talbert 17 pikë e 13 kërcime te mysafirët.
Ylli përfundoi garat me katër fitore e dy humbje, derisa Vllaznia me dy fitore e katër humbje.
Me katër fitore e dy humbje i përfundoi garat edhe Sigal Prishtina, që po ashtu u kualifikua në Final 4, pas fitores ndaj Tiranës në Prishtinë me shifrat 63:77 (17:18, 15:23, 5:23, 26:13).
Richard Lilaj kishte dhjetë pikë e nëntë kërcime te Tirana, derisa te Sigal Prishtina, Dion Sheqiri, Adrian Ibishi dhe Muhamedali Janjeva shënuan nga 12 pikë.
Komentet janë të mbyllura.