Basketboll

Përballja e parë e xhiros, sonte në ”Minatori”

Kjo fundjavë sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës së Kosovës.

Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje është shumë e rëndësishme dhe interesante.

Trepça-Vëllaznimi është një përballje interesante që zhvillohet sonte me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë në renditje para garave të “Play-off”-it.

Mitrovicasit janë në pozitën e dytë së bashku me Sigal Prishtinën, me 15 fitore e tetë humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me 11 fitore e 12 humbje.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.

Komentet janë të mbyllura.