Basketboll

Bashkimi fiton Kupën e Kosovës U18, Bytyqi dhe Jashari shkëlqejnë në finale

KB Bashkimi ka fituar Kupën e Kosovës për grupmoshën U18, duke triumfuar në finale kundër Kerasanit me rezultat 85-80. Ekipi prizrenas tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme, me Besim Bytyqin dhe Fis Jasharin që udhëhoqën skuadrën drejt suksesit.

Bytyqi ishte figura kryesore e finales, duke shënuar plot 43 pikë dhe duke u shpallur MVP i ndeshjes. Ndërkohë, Jashari kontribuoi me 34 pikë, përfshirë edhe ato vendimtare në minutat e fundit të takimit, duke siguruar fitoren për Bashkimin.

Ky sukses vjen vetëm disa ditë pasi dyshja Bytyqi-Jashari patën paraqitje të shkëlqyera me ekipin e seniorëve të Bashkimit në Ligën Unike. Pas një jave të mbushur me sfida në parket, ata konfirmuan edhe një herë talentin e tyre, duke ndihmuar klubin prizrenas të ngrejë një tjetër trofe.

Me këtë sukses, klubi prizrenas po tregon se ka një të ardhme premtuese me brezin e ri të lojtarëve. /AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz që luajnë basketboll

Komentet janë të mbyllura.