Basketboll

Fabian Gjuka jep dorëheqje nga KBF Penza

Fabian Gjuka nuk është më trajner i KBF Penzës. Humbja ndaj Prishtinës duket se ka qenë e papranueshme për trajnerin nga Peja, i cili menjëherë pas ndeshjes ka kumtuar vendimin e tij për dorëheqje drejtuesve të klubit.

Gjuka, i cili është trajneri më i trofeshëm në basketbollin kosovar të femrave, kishte nisur sezonin me rezultate të mira, duke e udhëhequr Penzën drejt një faze të parë solide në vendin e dytë. Megjithatë, largimi i disa lojtareve kyçe ndikoi ndjeshëm në ekip, dhe objektivat sezonalë nuk u arritën.

Me këtë dorëheqje, Penza do të duhet të gjejë një zëvendësues të ri për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa për Gjuken kjo shënon një tjetër ndalesë në karrierën e tij të suksesshme si trajner. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.