Basketboll

Michael Myers rrezikon të mungojë minimum në tri ndeshje për Trepçën

Basketbollisti i Trepçës, Michael Myers, mund të përballet me një dënim të rëndë pas incidentit të ndodhur në ndeshjen kundër Vëllaznimit. Informatori i xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të dalë të hënën, ku do të përcaktohet edhe vendimi për këtë rast.

Sipas propozicioneve të garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Myers mund të ndëshkohet me të paktën tri ndeshje mosparaqitje, përveç një gjobe financiare, pas konfrontimit fizik me Antwan Walker të cilin e goditi me top në fytyrë.

Në rast të një vendimi të tillë, Trepça do të jetë e detyruar të luajë pa të në përballjet kundër Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës.

Përveç incidentit mes Myers dhe Walker, pas ndeshjes u raportua edhe një konflikt verbal mes trajnerit të Trepçës, Adis Beciragic, dhe basketbollistit Mikaile Tmusic, që për pak sa nuk u shndërrua në një përleshje fizike. /DueliSportiv/

Mund të jetë një imazh i 1 person, Duke luajtur basketboll dhe teksti që thotë "2000€ dhe 600€ dhe 300€ dhe ndeshje ndeshje Pjesëmarrja apo realizimii lojtarëve, trajnereve, zyrtarëve apo përfaqësuesve ekipeve apo personave zyrtarë deleguar ndeshje apo personave zyrtarë FBK pa fizike Pjesëmarrja apo realizimi sulmit fizik apo ndaj lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve apo përfaqësuesve ekipeve apo personave zyrtarë deleguar në ndeshje apo personave zyrtarë qẽ rezultojnë me lëndime lehta trupore Realizimi sulmit fizik ndaj lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve apo perfaqësuesve ekipeve apo personave zyrtarë deleguar në ndeshje apo personave zyrtarë FBK rezultojnë lëndime ndeshje 5000€ dhe 2000€ dhe 1000€ dhe ndeshje ndeshje ndeshje 10000€ dhe 10 ndeshje 4000€ dhe 10 ndeshje 2000€ dhe ndeshje"

Komentet janë të mbyllura.