Përballje tejet interesante sonte edhe në Pejë
Sonte mbyllet xhiro e 24-të nga Superliga e Kosovës te meshkujt.
Përballja e fundit zhvillohet në palestrën ”Karagaç” në Pejë.
Peja-Bora është dueli ku të dy skuadrat do të luftojnë për fitore dhe objektivat e tyre deri në fund të sezonit. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 12 fitore e 11 humbje, ndërsa prishtinasit në vendin e shtatë me tetë fitore e 15 humbje.
Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport4.
Komentet janë të mbyllura.