Under Header

spot_img

Erion Nixha një prej lojtarëve të rinj vendor që po spikat në Superligën e Kosovës

spot_img
spot_img

Erion Nixha po kalon një sezon shumë pozitiv me ekipin e Proton Cable Prizrenit.

Vetëm 18 vjeç, ai ka pasur paraqitje të mira, duke marrë një minutazh të konsiderueshëm dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në parket.

Nixha nuk është një emër i panjohur për basketbollin. Për disa vite radhazi, ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të gjigantit turk Darussafaka, ku ka fituar përvojë dhe ka zhvilluar aftësitë e tij.

Rikthimi dhe aktivizimi i tij në Kosovë është një vlerë e shtuar për ligën vendase, veçanërisht në një kohë kur lojtarët vendorë me minutazh të lartë janë të rrallë.

Për Proton Cable Prizrenin, Nixha është një element i rëndësishëm, duke treguar pjekuri dhe performanca solide përkundër moshës së re.

Tani, me aktivizimin e tij të rregullt në Superligë, ai po tregon se mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen e basketbollit në vend. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds