Myers pezullohet për një ndeshje dhe gjobitet pas goditjes ndaj lojtarit të Vëllaznimit
Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim për ndëshkimin e lojtarit të KB Trepça, Michael Myers, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen kundër KB Vëllaznimi.
Në minutën e 05:28 të çerekut të dytë, pas një faulli personal të akorduar ndaj tij, Myers u përfshi në një fjalosje me lojtarin e Vëllaznimit, Antwan Walker, duke e goditur këtë të fundit me top në fytyrë. Të dy basketbollistët u ndëshkuan me gabim teknik diskualifikues.
Pas shqyrtimit të pamjeve dhe raporteve zyrtare, AsistiOnline.com ka mësuar se Komisioni i Garave pranë FBK-së, ka vendosur që Myers do pezullohet për një ndeshje dhe të gjobitet me 1000 euro, bazuar në nenin 52.14 të Propozicioneve të garave për edicionin 2024/25.
Në njoftim shkruan se vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa Trepça ka të drejtë ankese brenda 24 orëve në Komisionin e Arbitrazhit të FBK-së, me kushtin e depozitimit të 500 eurove si tarifë ankese.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.