El Clascio e basketbollit kosovar, sonte në kryeqytet
Sonte zhvillohet El Clasico e basketbollit kosovar mes Prishtinës dhe Trepçës.
Dy skuadrat me traditë ndeshen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, për të kërkuar fitoren e cila ka shumë vlerë sepse po garohet për vendin e parë në tabelë.
Prishtinasit kanë 15 fitore dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa xehetarët janë në vendin e dytë me 16 fitore dhe tetë humbje.
Super-sfida nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion/Sport2.
Komentet janë të mbyllura.