Basketboll

Prishtina arrin fitore madhore ndaj Trepçës

Në një super ndeshje të zhvilluar në Prishtinë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 25-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 85:79 (20:16, 21:23, 22:20, 22:20).

Drama e zhvilluar në kryeqytet përfundoi me fitoren e kryeqytetasve. Në Prishtinë u zhvillua një lojë tejet e barabartë ku herë njëra, herë tjetra skuadër kalonte në epërsi.
Pjesa e parë filloi me një dominim të lehtë të Prishtinës me shifrat 20:16, për të vazhduar në një pjesë të dytë ku skuadra mitrovicase e fitoi 21:23. Skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:39.
Periudha e tretë dhe e katërt ishin tërësisht të barabarta që përfunduan me rezultat 22:20, dhe bardhekaltrit fituan me rezultat 85:79.

Te vendasit u dalluan Rašid Mahalbasic me 18 pikë, 9 kërcime dhe pesë asistime dhe Josh Nzeakor me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Michael Green III me 19 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

Sigal Prishtina ka 16 fitore dhe 9 humbje, derisa Trepça ka 16 fitore dhe 9 humbje.

Komentet janë të mbyllura.