Basketboll

Vëllaznimi – Ylli, përballja e parë gjysmëfinale e Ligës Unike sot

Sonte zhvillohen dy gjysmëfinalet e Ligës Unike te meshkujt.

Përballja e parë gjysmëfinale është ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe G.E Yllit, dy ekipet kosovare që synojnë finalen.

Në tri përballjet direkte të zhvilluara sivjet mes këtyre dy ekipeve, Vëllaznimi ka dy fitore e Ylli një tjetër.

Sfida e sotme fillon nga ora 17:00 dhe luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, derisa transmetohet direkt në Sport1.

Ky Final Four organizohet nga KB Prishtina në kryeqytetin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.