KEK-u ‘dërrmon’ Kosovarin dhe siguron finalen e Ligës së Parë
KEK-u ka siguruar finalen e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, pasi triumfoi bindshëm edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Kosovarit me rezultat 70-98, duke e mbyllur serinë me 2-0.
Skuadra nga Obiliqi dominoi plotësisht këtë përballje, duke krijuar një epërsi të madhe që nga fillimi e deri në fund. Donat Rexhepi me 15 pikë dhe Visar Ejupi me 13 ishin dyshja kryesore që udhëhoqën KEK-un drejt kësaj fitoreje të thellë.
Në anën tjetër, Kosovar nuk arriti të përballojë ritmin e kundërshtarëve, pavarësisht paraqitjes së mirë të Mërgim Jakupit, i cili realizoi 20 pikë.
Me këtë fitore, KEK-u bëhet finalisti i parë i Ligës së Parë dhe tani pret fituesin e përballjes vendimtare mes Grapeland dhe New Basket, që do të përcaktojë kundërshtarin e tij në finale.
Komentet janë të mbyllura.