New Basket barazon serinë gjysmëfinale ndaj Grapeland, finalisti vendoset në Rahovec
Seria gjysmëfinale e Play Off-it në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll është barazuar në 1-1, pasi New Basket triumfoi ndaj Grapeland, duke siguruar një përballje vendimtare gjatë fundjavës në Rahovec.
Në këtë fitore të rëndësishme, Jordan Robinson ishte i pandalshëm për vendasit, duke shënuar plot 34 pikë, krahas 7 kërcimeve dhe 7 asistimeve. Kontribut të çmuar dhanë edhe Idoll Pallushi me 15 pikë dhe Qendrim Ajazaj me 14 të tjera.
Nga ana tjetër, Grapeland nuk arriti të mbyllë serinë, pavarësisht përpjekjeve të Kujtim Ujkanit, i cili realizoi 19 pikë. Burim Zekiqi dhe Arion Balluku kontribuuan secili me nga 14 pikë, por nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Tashmë, gjithçka vendoset në sfidën e tretë dhe të fundit të serisë, e cila do të luhet në Rahovec gjatë fundjavës, ku do të përcaktohet finalisti i Ligës së Parë.
Komentet janë të mbyllura.