Basketboll

Bashkimi e pret Yllin, sonte në derbin e xhiros

Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta.

Çdo ndeshje tashmë ka peshë të madhe, me skuadrat që luftojnë për pozitat më të mira në tabelë.

Në derbin e xhiros i cili luhet sonte, Bashkimi përballet me Golden Eagle Yllin. Therandasit janë në formë të shkëlqyer me katër fitore radhazi, ndërsa Bashkimi hyn në këtë duel me 18 fitore e 7 humbje, Ylli ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe 13 humbjesh.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.

Komentet janë të mbyllura.