Basketboll

Trepça rikthehet te fitoret

Trepça triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 103:75 (20:21, 30:18, 24:20, 29:16), në javën e 26-të në ProCredit Superliga. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me fitore të “Xehëtarëve”.

Pjesa e parë nisi dhe u mbyll thuajse e barabartë për të dy skuadrat me shifrat 20:21, për të vazhduar në një pjesë të dytë ku skuadra mitrovicase e fitoi bindshëm 30:18. Skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:39.

Periudha e tretë dhe e katërta vazhduan me dominimin e mitrovicasve, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 103:75.

Te vendasit u dalluan Michael Green me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, si dhe Mikaile Tmušić me 15 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Tervell Beck me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.

Trepça ka 17 fitore dhe nëntë humbje, derisa Proton Cable ka pesë fitore dhe 21 humbje.

Komentet janë të mbyllura.