Basketboll

Ekskluzive: Prishtina dhe Bilge ndahen me marrëveshje të dyanshme?

Në prag të fazës vendimtare të sezonit, Prishtina duket se ka mbetur pa trajnerin e saj kryesor.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, të afërta me kryeqytetasit, Murat Bilge nuk është më në krye të ekipit, me largimin që duket se ka ndodhur me marrëveshje të dyanshme mes palëve.

Ky ndryshim vjen pas rezultateve të fundit të ekipiy, me skuadrën në përgatitjet e fundit para fazës së playoff-it, ku objektivat janë të larta. Deri në gjetjen e një trajneri të ri eventual, ekipin pritet ta drejtojë Albert Sylejmani.

AsistiOnline ka kontaktuar drejtuesit e klubit për të pyetur rreth kësaj çështjeje, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të veprojë Prishtina në lidhje me stolin e saj.

Komentet janë të mbyllura.