Peja 03 e nis me fitore serinë gjysmëfinale ndaj Prishtinës
Peja 03 ka triumfuar ndaj Prishtinës në përballjen e parë gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Femrave, duke shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi.
Skuadra pejane u tregua më e fortë në këtë sfidë, duke fituar me rezultat 85-78 dhe duke u afruar një hap më pranë finales së madhe.
Dyshja amerikane e Peja 03, Tolefree dhe Landrum, ishin protagoniste të kësaj fitoreje. Tolefree shkëlqeu me 27 pikë, ndërsa Landrum kontribuoi me 24 pikë, duke mbajtur ekipin vendas në epërsi gjatë pjesës më të madhe të lojës.
Në anën tjetër, Prishtina u mbajt në garë nga performanca e mirë e Jayla Johnson, e cila realizoi 24 pikë, si dhe Tiffany Brown me 22 pikë. Megjithatë, këto nuk ishin të mjaftueshme për t’i shmangur humbjes në këtë takim të parë gjysmëfinal.
Peja 03 tashmë ka mundësinë të mbyllë serinë dhe të sigurojë finalen me një fitore eventuale në Prishtinë në ndeshjen e dytë. Për Prishtinën, kjo përballje është vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat për finalen e kampionatit.
Komentet janë të mbyllura.