Vashat e Bashkimit e nisin mbarë play off-in, i afrohet finales
Vashat e Bashkimit e kanë nisur play off-in e Superligës së Kosovës me fitore.
Në gjysmëfinalen e parë ato e mposhtën Penzën nga Peja me diferencë të thellë 127-55.
Caterrion Thompson kishte 27 pikë te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Diedona Halitaj me 16 pikë e Arbnore Përçuku me 15 sosh.
Te Penza, Valbona Bytyqi kishte 27 pikë e Lena Goqaj shtoi 16 të tjera.
Me një fitore në Pejë, Bashkimi mund të prek finalen në duelin e dytë mes këtyre dy ekipeve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.