Under Header

spot_img

Mbyllet stinori i rregullt, Bashkimi del më i suksesshmi

spot_img
spot_img

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni e ka përmbyllur me sukses sezonin e rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e siguruar vendin e parë në renditje dhe përparësinë e terrenit vendas në fazën play-off.

Pas një gare të fortë dhe të barabartë përgjatë stinorit, Bashkimi ka arritur të ruajë qëndrueshmërinë dhe të sigurojë pozitën lidere, çka nënkupton se do të jetë nikoqir në të gjitha seritë e play-off-it, përfshirë edhe finalen, nëse arrin deri aty.

Krahas vendit të parë që shkon për prizrenasit, Trepça nga Mitrovica e mbyll sezonin si e dyta në tabelë. Të dyja këto skuadra, sipas rregullores së garave, kalojnë automatikisht në gjysmëfinale të play-off-it, duke shmangur kështu çerekfinalet që do të zhvillohen ndërmjet skuadrave të renditura nga vendi i tretë deri në të gjashtin.

Pozicionimi në tabelë është ky:

1. Bashkimi
2. Trepça
3. Prishtina
4. Ylli
5. Peja
6. Vëllaznimi
7. Bora
8. P.C Prizreni

Në çerekfinale do të takohen: Prishtina-Vëllaznimi dhe Ylli-Peja, ndërsa fituesit e këtyre dueleve do të përballen më pas me Bashkimin dhe Trepçën në gjysmëfinale.

Play-off-i do të nisë menjëherë në mesjavë dhe me formatin aktual, përparësia e terrenit vendas që ka Bashkimi mund të jetë një faktor vendimtar në rrugën drejt titullit kampion. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds