Basketboll

Bashkimi e fiton finalen e parë ndaj Pejës 03

Në një atmosferë fantastike në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, KBF Bashkimi ka triumfuar ndaj Peja 03 në ndeshjen e parë të finales së Superliga Femrat, me rezultat 82:79 (28:21,16:19, 25:22, 13:17).
Pjesa e parë nisi më mirë për portokallezinjet që e mbyllën çerekun e parë me 28:21.  Çereku i dytë ishte më i baraspeshuar me shifrat 16:19 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 44:40.

Periudha e tretë ishte thuajse e barabartë, që u mbyll me rezultat 25:22, ndërsa çereku i fundit i takoi pejaneve, por nuk ishte e mjaftueshme për fitore 13:17.  Rezultati final: KBF Bashkimi vs Peja 03 (82:79).

Më e dalluara për Bashkimin ishte Adrienne Godbold me 20 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa për Pejën 03 u veçua Calveion Landrum me 26 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime.

 Finalja e dytë zhvillohet këtë të premte në Pejë, në palestrën “Karagaçi”, nga ora 19:00.
 Skuadra që shënon tri fitore, shpallet kampione e Superliga Femrat

Komentet janë të mbyllura.