Superliga e Kosovës në basketboll sjell sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit – përballjen e fundit çerekfinale mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet me fillim nga ora 19:00.
Pas dy dueleve tejet të luftuara, seria është barazuar 1-1, duke e lënë gjithçka të hapur për sfidën e tretë dhe vendimtare.
Kjo ndeshje përcakton fatin e dy skuadrave: për njërën do të thotë vazhdim i garës drejt titullit, ndërsa për tjetrën do të jetë fundi i sezonit 2024/25.
Me kualifikimin për në gjysmëfinale në lojë, emocionet pritet të jenë në maksimum, ndërsa të dyja ekipet do të kërkojnë të japin gjithçka në parket për ta siguruar kalimin tutje.



