Trepça mposht Bashkimin dhe i afrohet titullit në një fitore
Trepça triumfoi me përmbysje ndaj Bashkimit me rezultat 80:74 (33:26, 2:18, 28:16, 17:14).
Tashmë mitrovicasit avancojnë në seri 3:1, duke qenë një hap afër të mbrojnë titullin e kampionit.
Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 33:26. Por, periudha e dytë foli tërësisht në të mirë të mysafirëve, që treguan lojë të shkëlqyeshme në mbrojtje dhe në sulm për të përmbysur shifrat në 35:44, ndërsa mitrovicasit për dhjetë minuta shënuan vetëm dy pikë.
Por, kampionët nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në pjesën e dytë për të përmbysur shifrat. ‘Xehetarët’ fituan bindshëm periodën e tretë 28:16, ndërsa edhe më të mirë ishin në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 80:74.
Te vendasit u dalluan Michael Myers me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Michael Green me 16 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Wendell Green me 35 pikë dhe Mack Smith me 17 pikë e 12 kërcime.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Prizren. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.