Basketboll

Tomislav Mijatovic emërohet përzgjedhës i ri i Kroacisë

Federata Kroate e Basketbollit ka emëruar Tomislav Mijatovicin si përzgjedhësin e ri të Kombëtares A të meshkujve të Kroacisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit Drejtues, me propozim të drejtorit sportiv Krunoslav Simon.

Mijatovic, i cili ka një përvojë të pasur si trajner dhe aktualisht pjesë e stafit të Anadolu Efes në Turqi, do të udhëheqë kombëtaren kroate në sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

“Mirë se erdhe, Përzgjedhës!” – shkruan HKS në njoftimin zyrtar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.