Under Header

spot_img

Michael Myers shpallet MVP i “Play-off”-it në Superligën e Kosovës

spot_img
spot_img

Basketbollisti i Trepçës, Michael Myers, është shpallur sonte Lojtari Më i Vlefshëm (MVP) i fazës së “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Pavarësisht se në ndeshjen e fundit luajti vetëm 17 minuta, Myers kontribuoi me 11 pikë, 4 kërcime dhe 1 asist, duke konfirmuar rëndësinë e tij në suksesin e Trepçës gjatë gjithë serisë finale.

Myers ka qenë një prej lojtarëve më konstantë të Trepçës në këtë fazë vendimtare të kampionatit, duke ndihmuar ekipin drejt mbrojtjes së titullit kampion në një seri finale të fortë ndaj Bashkimit, e cila përfundoi me rezultat 4:2 në të mirë të mitrovicasve.

Ky është një tjetër vlerësim individual i merituar për basketbollistin amerikan, i cili ka lënë gjurmë në sezonin e sivjetmë të basketbollit kosovar.

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds