Basketboll

Trepça kampione e Kosovës për vitin e dytë me rradhë

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar në serinë finale të “Play-off”-it kundër skuadrës së Bashkimit me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Finalja e fundit u zhvillua në Mitrovicë, ku Trepça arriti fitore bindëse me rezultat 82:67.

Atmosfera në palestrën sportive ishte e jashtëzakonshme, duke reflektuar emocionet dhe dramat që karakterizuan të gjithë kampionatin. Pas përfundimit të takimit, trofeu i kampionit iu dorëzua skuadrës mitrovicase nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Çmimi për Lojtarin Më të Vlefshëm (MVP) të fazës së “Play-off”-it iu dha basketbollistit Michael Myers. Çmimi u nda nga Visar Bislmi në emër të sponsorit të Superligës së Kosovës në basketboll, ProCredit Bank.

Kjo fitore konfirmon dominimin e Trepçës në basketbollin kosovar, duke mbrojtur me sukses titullin e kampionit për një tjetër edicion.

Komentet janë të mbyllura.