Fenerbahçe shpallet kampione e Euroligës për stinorin 2024/25
Fenerbahçe ka shkruar historinë sonte në Abu Dhabi të Dubait, duke fituar për herë të dytë titullin e kampionit të Euroleague, pas një ndeshje të fortë finale kundër ekipit francez të Monacos, të cilin e mposhti me rezultat 70-81.
Nigel Hayes-Davis ishte protagonisti kryesor i finales, me një paraqitje të jashtëzakonshme prej 23 pikësh dhe 9 kërcimesh, ndërsa Marco Gudurić kontribuoi me 19 pikë të tjera. Edhe Wade Baldwin dhe Devon Hall dhanë kontribut të rëndësishëm me nga 13 pikë secili, duke kompletuar një paraqitje solide të Fenerbahçes në një mbrëmje historike.
Në anën tjetër, Alpha Diallo me 19 pikë dhe Mike James me 17 u përpoqën të mbajnë në lojë ekipin e Monacos, por kjo nuk mjaftoi për ta siguruar trofeun në finalen e parë në historinë e klubit francez në këtë garë elitare evropiane.
Fenerbahçe kështu rrëmben titullin e dytë në Euroleague, pas atij të vitit 2017, duke konfirmuar rikthimin në majat e basketbollit evropian.
Monaco, ndërkaq, pavarësisht dështimit në finale, mbyll një sezon të suksesshëm që e vendosi për herë të parë mes dy më të mirëve të kontinentit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.