Asisti 620 sjell Kupën te Vendi i Kupave dhe me dy mysafirë
Trepça mbrojti titullin e kampionit dhe u shpall kampione për herë të gjashtë në histori të basketbollit të pavarur kosovar nga 1991/92.
Edicioni 2025 i ProCredit Superligës përfundoi me finalen historike e cila solli dy të para: për herë të parë ndonjëherë në finale të Ply Offit u takuan Bashkimi e Trepça dhe për herë të parë në histori një seri finale u zhvillua me katër fitore.
Kurrë më herët në 30 finalet paraprake , hiç kampionatet e pazhvilluara 1997/98 dhe 1998/99 për shkak të luftës dhe 2019/2020 për shkak të pandemisë COVID 19, dy skuadrat e Katërshes së Madhe historike, Trepça dhe Bashkimi nuk u ndeshën në betejë për titull.
Të mërkurën e kaluar në Minatori, në një atmosferë të zjarrtë dhe fantastike basketbollistike , Trepça triumfoi në finalen e gjashtë (ishte kjo finalja numër 6 e parë ndonjëherë e zhvilluar) duke e fituar titullin e gjashtë në histori të klubit dhe basketbollit kosovar. Me këtë, mitrovicasit e ngritën numrin e trofeve në 19.
Ishte ky një edicion i zjarrtë dhe tepër i niveluar gjatë të cilit mitrovicasit fituan të tri finalet në të cilat u paraqitën: Superkupën e Kosovës 2024, Kupën e Kosovës 2025 dhe së fundmi titullin e kampionit 2025.
Sa ishte e vështirë të përsëritet ky sukses?
Cilat ishin sfidat dhe problemet gjatë këtij rrugëtimi?
Analiza e këtij edicioni dhe planet për edicionin e radhës?
Gjitha këto i bisedojmë sonte me mysafirët special të ASISTIT 620: Vullnet Sefaja kryetari i KB Trepçës dhe Dardan Kapiti, qendra e re e cila tashmë pas vetës ka 7 trofe dhe sot kjo dysh i sjell Kupat te vendi i Kupave.
Natyrisht edhe sonte vjen blloku unik dhe i dashur për gjithë ne Shqiptarët n’Botë në ASIST dhe dhe krejt në fund sjellim ajkën me Top Aksionet e finales së gjashtë vendimtare, Trepça – Bashkimi.
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 620 direkt nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.