Under Header

spot_img

Ish-trajneri kampion me Pejën, Rami Hadar rinovon kontratën me Hapoel Beer Shevën

spot_img

Rami Hadar, trajneri izraelit që udhëhoqi KB Pejën drejt titullit kampion të Kosovës para dy vitesh, do të vazhdojë të drejtojë ekipin izraelit Hapoel BeerSheva edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi izraelit e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke konfirmuar që Hadar do të jetë në krye të ekipit të parë për sezonin e ri. Për trajnerin Hadar, ky do të jetë sezoni i gjashtë në total me klubin – ndarë në dy periudha të ndryshme – duke e bërë atë një figurë kyçe në projektin afatgjatë të klubit.

Hadar konsiderohet si një nga trajnerët më me përvojë dhe më të vlerësuar në basketbollin izraelit. Ai u rikthye në Hapoel pas suksesit historik që pati me KB Pejën në Kosovë, ku e udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë kampion pas një dekade.

Rikthimi i tij në Hapoel dhe vazhdimi i bashkëpunimit tregon besimin e ndërsjellë mes trajnerit dhe klubit, si dhe ambiciet për të ndërtuar një skuadër konkurruese në nivelin më të lartë të basketbollit izraelit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme