Trajneri i Pesaros Spiro Leka, organizon kamp ekskluziv në Shqipëri me komplet staf italian
Një emër i madh i basketbollit shqiptar dhe evropian, trajneri Spiro Leka, do të organizojë “Camp Coach Leka 2025” nga data 9 deri më 14 qershor në Kompleksin modern “Goga Basket Arena” në Durrës.
Ky kamp i hapur edhe për talentët e interesuar nga Kosova, është një eksperiencë unike dhe profesionale për basketbollistët e moshave të reja, e ndarë në dy grupe kryesore:
- Grupi U17: për lojtarët 14, 15 dhe 16 vjeç
- Grupi U20: për lojtarët 17, 18 dhe 19 vjeç, por i hapur edhe për ndonjë 21-vjeçar të talentuar
Kampi ka për qëllim specializimin dhe zhvillimin cilësor, jo numrat e mëdhenj apo fitimet. Prandaj, vendet janë të kufizuara: deri tani janë regjistruar 20 lojtarë dhe kanë mbetur vetëm edhe 8 vende të lira!
Çmimi all inclusive është vetëm 350 euro, duke përfshirë të gjitha shpenzimet për ushqim, akomodim dhe trajnim elitar.
Stafi teknik përbëhet 100% nga trajnerë profesionistë nga Italia:
- Giacomo Baioni – Asistent trajner në Pesaro
- Luca Pentucci – Asistent trajner
- Roberto Venerandi – Përgatitës atletik
Leka nënshkruan kontratë me VL Pesaro deri më 2027 – objektivi: kthimi në Serie A
Ky kamp vjen menjëherë pas lajmit të madh që Spiro Leka ka nënshkruar kontratë afatgjate deri më 2027 me klubin legjendar italian Pesaro, me synimin për ta rikthyer këtë klub të famshëm në Serie A – elita e basketbollit italian.
Pesaro është 2 herë kampione e Italisë, 2 herë fituese e Kupës Italiane dhe një herë fituese e EuroCup-it – një histori e pasur që vjen në Shqipëri përmes këtij kampi.
Një mundësi e artë për çdo lojtar të ri që ëndërron të arrijë më lart
Spiro Leka është një nga trajnerët më të vlerësuar shqiptarë që ka ndërtuar një karrierë solide në Itali, me ekipe si Ferrara, Santarcangelo, Morciano Eagles dhe për shumë sezone te Pesaro. Përmes këtij kampi, ai sjell një format të vërtetë evropian trajnimi në Shqipëri – një përvojë që nuk përsëritet.
📍 Kampi zhvillohet në ambientet moderne të Goga Basket Arena, Durrës
📞 Për informacione dhe regjistrime: Eduard Carcani – +355 682 088 330
Mos e humb këtë mundësi – vetëm edhe 8 vende të lira!
Komentet janë të mbyllura.