Basketboll

Cibona e famshme kroate bie nga ABA Liga

Një kapitull historik i basketbollit ballkanik u mbyll sot në Lubjanë, ku skuadra legjendare kroate Cibona e Zagrebit u eliminua për herë të parë nga Liga ABA, duke rënë në nivelin e dytë të garës pas disfatës ndaj Ilirijës.

Pas një humbjeje të thellë 83:66 në ndeshjen e kthimit, pas fitores së parë të Ilirijës në Kroaci, skuadra sllovene siguroi për herë të parë në historinë e saj ngjitjen në elitën e basketbollit rajonal. Me këtë sukses, Ilirija shkroi historinë, ndërsa Cibona përjetoi njërën nga ditët më të errëta të ekzistencës së saj sportive.

Në tribunat e ndeshjes ishte i pranishëm edhe Luka Donçiç, ylli slloven i NBA-së, i cili kishte përfunduar sezonin me LA Lakers dhe ishte rikthyer në vendlindje. Arsyeja e pranisë së tij ishte e lidhur edhe me faktin se babai i tij, Sasha Donçiç, është menaxheri i përgjithshëm dhe këshilltari i klubit Ilirija.

Dončić iz prvih redova gledao ispadanje Cibone iz ABA lige FOTO

Pavarësisht përpjekjeve të Ivan Majčunić, i cili realizoi 22 pikë për Cibonën, mungesa e ndihmës nga pjesa tjetër e skuadrës u bë fatale. Në anën tjetër, për Ilirijën spikatën Vincent Golson me 22 pikë e 5 asistime, Kureš me 20 pikë dhe Mikus me 14 pikë e 9 ribaunde. Tomažić kontribuoi gjithashtu me 12 pikë, 8 ribaunde dhe 4 asistime.

Ilirija dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe me një seri vendimtare 16:5 në çerekun e tretë, largoi çdo mundësi për rikthim të kroatëve dhe e siguroi fitoren.

Cibona, një nga klubet themeluese të Ligës ABA dhe kampione në sezonin 2013/14, tani përballet me një të ardhme të paqartë. Megjithatë, ekziston ende një mundësi që ata të rikthehen në ligë përmes një ftese me pagesë prej rreth 200,000 euro, nëse bordi i ABA-s e pranon kërkesën e tyre.

Ky është fundi i një epoke dhe fillimi i një kapituhttps://youtu.be/ap0gsoW1S9Ulli të ri për basketbollin rajonal. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.