Basketboll

Vashat kosovare e mbyllin aventurën evropiane të FIBA 3×3 ECQ Prishtina 2025 në gjysmëfinale

Ekipi i vajzave të Kosovës në basketbollin 3×3 ka përfunduar pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar FIBA 3×3 European Cup Qualifiers Prishtina 2025, duke u ndalur në fazën gjysmëfinale pas një përballjeje të vështirë ndaj Qipros, ku u mposhtën me rezultat 21-11.

Pavarësisht eliminimit, Kosova e mbylli turneun me dy fitore dhe një humbje, duke dëshmuar paraqitje shumë pozitive dhe konkurruese në një arenë të rëndësishme ndërkombëtare. Vajzat treguan shpirt gare, përkushtim dhe cilësi, duke i dhënë shpresë dhe entuziazëm të ardhmes së basketbollit 3×3 në vend.

Pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës ishin Agnesa Rrahmani, Astera Tuhina, Enisa Kamerolli dhe Etna Rexhepi, të cilat përmes performancave të tyre lanë përshtypje të mirë si në aspektin individual, ashtu edhe në bashkëpunimin si skuadër. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.