Bashkimi konfirmon vazhdimin edhe me Meriton Ismajlin
KB Bashkimi ka vazhduar organizimin për edicionin e ri të Superligës së Kosovës, duke konfirmuar edhe një marrëveshje tjetër për vazhdimin e bashkëpunimit.
Klubi ka zyrtarizuar se Meriton Ismaili do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin 2025/26. Njoftimi është bërë nga vetë klubi përmes rrjeteve zyrtare, ku është theksuar se Ismaili do të mbajë fanellën portokalli e zi edhe në edicionin e ardhshëm.
Ky është vazhdimi i radhës pas marrëveshjeve që Bashkimi ka arritur me lojtarët Valon Bunjaku, Altin Morina dhe Lejson Zeqiri, pjesë e projektit të klubit për ndërtimin e ekipit për edicionin e ri.
Bashkimi pritet të vazhdojë me hapa të tjerë në kompletimin e skuadrës në javët në vijim. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.