Bashkimi nis organizimin për edicionin e ri 2025/26 – vazhdon kontratat me Bunjakun dhe Morinën
KB Bashkimi ka filluar zyrtarisht organizimin për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Klubi portokalli e zi ka bërë hapin e parë në ndërtimin e skuadrës duke vazhduar bashkëpunimin me dy lojtarë vendas: Valon Bunjaku dhe Altin Morina.
Valon Bunjaku, që tashmë disa sezone është pjesë e Bashkimit, do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin 2025/26.
Po ashtu, Altin Morina, kapiteni i ekipit ka vazhduar kontratën me Bashkimin.
Me vazhdimin e kontratave të dyshes prizrenase, Bashkimi ka konfirmuar bazën e ekipit për edicionin e ri, ndërsa priten hapa të tjerë në ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.