Under Header

spot_img

Bashkimi zbulon marrëveshjen e re edhe me Lejson Zeqirin

spot_img
spot_img

Bashkimi ka vazhduar sot me prezantimin e organizimit për edicionin e ri, duke njoftuar se ka arritur marrëveshje të re me Lejson Zeqirin.

Lojtari në fjalë ka nënshkruar kontratë që e lidh me klubin portokalli e zi për dy sezonet e ardhshme, duke u bërë pjesë e planeve afatgjata të Bashkimit.

Zeqiri, që ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe ka qenë pjesë e Bashkimit edhe në dy sezonet e kaluara, tashmë do të jetë pjesë e projektit të ri të klubit për Superligën e Kosovës. Me këtë marrëveshje, klubi ka siguruar shërbimet e një lojtari që tashmë njeh mirë filozofinë e ekipit.

Gjatë ditës së sotme Bashkimi njoftoi për vazhdimin e kontratave edhe me Valon Bunjakun dhe Altin Morinën. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds