Basketboll

Kampionia kryen transferin e parë, nënshkruan me Shawn Jones

Pas shumë spekulimeve për lëvizje, klubi kampion aktual i Kosovës, Trepça, ka zyrtarizuar në mesnatën e së martës afrimin e amerikanit Shawn Jones.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare klubit mitrovicas, që publikuan edhe foton e lojtarit me fanellën e ekipit.

Jones, 33 vjeç i lindur në Miami të SHBA-ve, ka një karrierë të pasur ndërkombëtare. Me një gjatësi prej 2.03cm, ai luan në pozicionin qendër.

Në kampionate të ndryshme evropiane e më gjerë, ai ka dalë edhe me trofe si rastet në Slloveni (2024), ku ka fituar Kupën e Polonisë dy herë (2019, 2020) – një prej tyre si MVP – dhe ka qenë pjesë e skuadrës së Legia Warsawës në sezonin aktual.

Përveç eksperiencës së lartë në nivele të ndryshme ligash si G-League, Liga Izraelite, Serie A dhe Superliga Polake etj, Jones ka edhe pasaportën kosovare dhe pritet që në ligën tonë të luajë si vendor.

Komentet janë të mbyllura.