Under Header

spot_img

Trepça zyrtarizohet si skuadër pjesëmarrëse në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

spot_img
spot_img

Bordi i Ligës së Kampionëve të Basketbollit ka miratuar garat për edicionin e ri, ku kampionia e Kosovës, Trepça, do të marrë pjesë në kualifikime. Deri tani janë konfirmuar 29 skuadra, ndërsa për tri vende të mbetura do të garojnë 24 skuadra.

Këto 24 klube do të ndahen në tre turne kualifikues, ku fituesi i secilit turne do të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e rregullt të garës. Turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohen nga 23 deri më 28 shtator 2025, ndërsa faza e rregullt e Ligës së Kampionëve do të nisë më 7 tetor 2025.

Ceremonia e shortit për grupet e fazës së rregullt dhe për turnetë kualifikuese do të mbahet në Lozanë të Zvicrës më 2 korrik.

Trepça edhe edicionin e kaluar ishte pjesë e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe më pas garoi në grupet e FIBA Europe Cup. Skuadra nga Mitrovica e mbylli sezonin e kaluar me sukses duke fituar titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds