Marjan Ilievski emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut
Marjan Ilievski është emëruar trajner i ri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj.
Federata e Basketbollit të Maqedonisë e ka zyrtarizuar emërimin e Ilievskit, i cili do të udhëheq ekipin së bashku me bashkëpunëtorët e tij: Borce Daskalovski, Mirko Petreski dhe Bobby Mitev.
Ilievski, i njohur për përvojën e tij të pasur në basketbollin maqedonas, ka drejtuar më parë edhe disa klube në Kosovë, përfshirë Sigal Prishtinën, me të cilën ka fituar Ligën Ballkanike (BIBL), si dhe KB Rahovecin, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e këtyre skuadrave.
Përzgjedhësi i ri do të udhëheq Maqedoninë në ciklin e ardhshëm të ndeshjeve ndërkombëtare, që do të përcaktojë drejtimin e përfaqësueses për vitet në vijim.
Vlen të ceket se prej vitesh pjesë e rregullt e kësaj kombëtare është edhe lojtari me prejardhje shqiptare: Lejson Zeqiri. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.