Basketboll

Batin Tuna mbetet zyrtarisht te Trepça edhe për një sezon

KB Trepça ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me Batin Tunën për sezonin e ri.

Tuna, i cili ka qenë pjesë kyçe në sukseset e klubit mitrovicas, ”do të vazhdojë të japë kontributin e tij të çmuar edhe gjatë edicionit të ardhshëm, në rrugëtimin e Trepçës drejt objektivave të reja”, shkruan postimi i klubit mitrovicas në rrjetet sociale.

Në njoftimin e klubit poashtu thuhet se ky vendim vjen si rezultat i përkushtimit, profesionalizmit dhe rolit të rëndësishëm që Batin Tuna ka pasur në vazhdimësinë dhe stabilitetin e skuadrës.

“Vazhdojmë së bashku, drejt objektivave të reja”, mbyllet postimi i mitrovicasve. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.