Kenan Spahiu mbetet te Bahçesehir, zgjat kontratën me ekipin turk

Basketbollisti i njohur me prejardhje shqiptare, Kenan Spahiu, ka rinovuar kontratën me klubin turk Bahçeşehir College për edhe dy vite të tjera, pas një paraqitje të suksesshme në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit turk, e cila njoftoi sot se kanë vendosur ta mbajnë në skuadër fundorin e lindur në Prishtinë, i cili prej vitesh është pjesë e rregullt e përfaqësueses së Turqisë në basketboll.

Spahiu është biri i prindërve kosovarë, por që karrierën profesionale e ka ndërtuar në Turqi, ku konsiderohet ndër emrat më të njohur në pozicionin e organizatorit të lojës. Ai më parë ka qenë pjesë edhe e gjigantëve si Fenerbahçe, ndërsa për Bahçeşehirin, paraqitjet e tij sezonin e fundit ishin shumë solide.

Në EuroCup, lojtari pati mesatare prej 20:1 minuta, me 6.1 pikë, 2.4 kërcime, dhe 4.1 asistime për ndeshje në 8 paraqitje.

Në ligën turke në 19 ndeshje, ai kishte mesatare prej: 22:4 minuta, me 9.1 pikë, 2.3 kërcime, dhe 4.8 asistime. /AsistiOnline.com/

spot_img

Te ngjajshme

Rezultate interesante në ndeshjet e Kombëtareve Evropiane për parakualifikimet...

Sot janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2027...

Dion Sheqiri transferohet në Itali, firmos me Solbat Piombino...

Djaloshi i ri kosovar Dion Sheqiri, është zyrtarisht përforcimi më i ri i skuadrës italiane Solbat Piombino,...

Erion Nixha pëson lëndim të rëndë me Kosovën U18,...

Klubi Basketbollistik Proton Cable Prizreni njofton opinionin sportdashës se lojtari i tyre i  talentuar, Erion Nixha (18...