ASISTI 624 – Diskutohet për Përfaqësueset e Kosovës
Tash kur edicioni 2024/25 përfundoi dhe elita e basketbollit kosovar ka shkuar në pushime megjithatë për ASISTIN pushim nuk ka sepse të gjitha seleksionet e grupmoshave të reja po përgatiten për kampionate evropiane.
Sonte në ASISTIN 624 fokusin e drejtojmë kah grup-moshat e reja të Kosovës U16, U18 dhe U20 në të dyja konkurrencat.
Përfaqësueset e Kosovës të grup-moshave të reja, meshkuj de femra, tashmë kanë filluar grumbullimet dhe përgatitjet për kampionatet evropiane të divizioneve përkatëse
Për këtë, sonte në studio flasim me Adriatik Rracin, drejtorin e Reprezentacioneve të Kosovës dhe udhëheqësit e gjeneratës aktualisht më të talentuar dhe më delikate, Kosovës U-20 të meshkujve, selektorin Andin Rashicën dhe ndihmësin e tij, Endrit Elshanin.
Dy trajnerët me perspektiv të madhe në basketbollin kosovar, qoftë si punëtor, njerëz dhe profesionist kanë marr përgjegjësin për të udhëhequr Përfaqësuesen U-20 e cila është burim i të ardhmes së Kosovës A.
Pse u caktuan Andini dhe Endriti?
Cila është strategjia afatgjate e FBK-së me këtë gjeneratë?
Kush janë talentët rinj që do ta përfaqësojnë Kosovën U20 sivjet?
Si është gjendja dhe forma aktuale?
Me çfarë telashesh po ballafaqohen?
Si po shkojnë përgatitjet me grupmoshat tjera?
Gjithashtu në fund analizohet edhe ProCredit Superliga dhe edicioni që e lamë pas, me gjiha të mirat dhe të këqijat.
Si e shohin dhe çka thonë mysafirët?
Cilat janë kritikat?
Çka duhet përmirësuar urgjent?
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 624 me Adriatik Rracin, drejtorin e Reprezentacioneve të Kosovës dhe udhëheqësit e gjeneratës aktualisht më të talentuar të Kosovës U-20 të meshkujve, selektorin Andin Rashicën dhe ndihmësin e tij, Endrit Elshani.
me fillim nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.