Basketboll

Çështje e kryer, Don Polloshka transferohet te Prishtina

Don Polloshka para pak minutash ka njoftuar largimin nga Vëllaznimi, nëpërmjet një shkrimi falenderues me të cilin emocionoi.

Basketbollisti i ri prishtinas me prejardhje nga Gjakova, tashmë e ka zgjedhur skuadrën për stinorin e ri të garave.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Polloshka është transferuar te skuadra ku i mori hapat e parë si lojtar -KB Prishtina.

22 vjeçari kishte luajtur si i ri te Prishtina në vitin 2018, ku ishte zhvilluar dhe fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Në edicionin e fundit Doni u paraqit me Vëllaznimin dhe pas 29 viteve skuadra gjakovare arriti të fitojë një trofe, derisa Doni ishte prej akterëve kryesorë.

Me gjakovarët Doni në Superligën e Kosovës kishte mesatare prej 7 pikëve, 4.1 asiste e 2.6 kërcime për ndeshje, derisa në Ligën Unike luajti me 8.5 pikë, 5.7 asiste e 3.7 kërcime për ndeshje, por mbi të gjitha roli i tij në skuadër ishte vendimtar në arritjen e rezultateve pozitive.

Doni pritet që gjatë ditëve në vijim të prezantohet te bardhekaltërit si një përforcim i cili pritet të luajë rol kyç në sukseset e tyre. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.